Ballina Flash

Të rinjtë zbresin valsin vjenez në sheshin “Skënderbej”

TIRANË, 5 prill /ATSH/ – Sheshi “Skënderbej” u shndërrua në një ballo vjeneze për qytetarët e Tiranës. Hapësira e sheshit u mbush nga të rinj që vallëzonin me njëri-tjetrin nën ritmet e muzikës dhe hapave të valsit që njihet si një nga kërcimet më të ngadalta dhe tërheqëse.

Qytetarë të shumtë shijuan këtë spektakël të dhuruar nga të rinjtë i cili solli një atmosferë të veçantë duke e kthyer sheshin ”Skënderbej” në një skenë të hapur argëtimi ku të gjithë mund të vallëzonin.

Gjatë performancës së të rinjve nuk munguan dhe qytetarët të cilët iu bashkuan vallëzimit duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive e cila tërhiqte vëmendjen e shumë kalimtarëve.

Tashmë sheshi ”Skënderbej” është bërë një hapësirë rekreative për qytetarët dhe vizitorët që vijnë ne vendin tonë, ku zhvillohen në çdo kohë aktivitete kulturore dhe sociale ku mund të marrin pjesë të gjithë grupmoshat. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria rrugore, vendoset sinjalistika në segmentin Kamëz – Fushë-Krujë
Artikulli tjetërTjetër kandidat i PD pranon mandatin e deputetit, shkon në 102 numri i deputetëve në Kuvend