Siguria rrugore, vendoset sinjalistika në segmentin Kamëz – Fushë-Krujë

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Rritja e sigurisë rrugore mbetet prioritet i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili po vazhdon punën me ritme të larta për përmirësimin e kryqëzimeve me sinjalistikë vertikale dhe horizontale në segmentin Kamëz – Fushë-Krujë.

Paralel me këtë ndërhyrje, ARRSH po punon në kryqëzimin e Tapizës, Qerekë dhe Dritas.

Pajisja me sinjalistikë rrugore synon garantimin e sigurisë maksimale për udhëtarët në të gjithë akset  e vendit.

Dy ditë më parë, ARRSH përfundoi vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në tunelin e Shkopetit dhe pjesën tjetër të aksit.

Këto investime synojnë përmirësimin e sigurisë rrugore për të gjithë qarkulluesit e mjeteve.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.