Ballina Bota

INDI – Ndotja e ajrit shkakton vdekjen e 1,2 milionë personave

NJU DELHI, 4 prill /ATSH-AA/ – Rreth 1,2 milionë persona kanë vdekur në vitin 2017 si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Sipas Institutit për Efektet Shëndetësore, për shkak të ndotjes së ajrit në hapësirat e mbyllura dhe të hapura, janë paraqitur sëmundje të ndryshme që kanë rezultuar me fatalitet për jetën.

Studimi ka treguar se vdekshmëria si pasojë e ndotjes së ajrit është me madhe nga ajo që shkakton pirja e duhanit.

Po ashtu studimi tregon se jetëgjatësia e fëmijëve në Azinë Jugore, për shkak të ndotjes aktuale është ulur të paktën me dy vite.

Sipas të dhënave nga viti i kaluar, kryeqyteti i Indisë, Nju Delhi, kryeson listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Rritje e ndjeshme e donacioneve për presidencialet 2020
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – WhatsApp opsion që bllokon grupet e padëshiruara