UASHINGTON, 4 prill /ATSH-ANSA/ – Një rritje e ndjeshme e donacioneve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 vihet re në SHBA.
Kështu, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Beto O’Rourke ka arritur të mbledhë 9,4 milionë dollarë në donacione për fushatën presidenciale të vitit 2020.
Senatori Bernie Sanders kryeson listen e mbledhjeve të fondeve me 18 milionë dollarë, i ndjekur nga senatori Kamala Harris me 12 milionë.
Kryebashkiaku i South Bend, Pete Buttigieg është gjithashtu duke mbledhur fonde, që kanë arritur shifrën e shtatë milionë dollarëve.
Pas një viti, SHBA organizon zgjedhjet presidenciale, ku presidenti aktual, Donald Trump do të kërkojë një mandat të dytë./ /os/ a.jor.























