LONDËR, 29 mars /ATSH-AFP/ – Paundi britanik zhvlerësohet sot përballë dollarit dhe euros pasi deputetët britanikë hodhën poshtë për të tretën herë marrëveshjen e tërheqjes së negociuar me Brukselin.
Sot monedha britanike vlente 1,2998 dollarë kundrejt 1,3044 dollarë që ishte të enjten.
Paundi u këmbye sot me 1,16 euro kundrejt 1,17 që ishte dje.
“Pasojat e këtij votimi janë të rënda”, deklaroi kryeministrja Theresa May, duke theksuar se skenari përfundimtar duket të jetë një Brexit pa marrëveshje me 12 prill. /G.S/






















