Ballina Bota

SHBA – Trump: Prokurori special Mueller ka zhvilluar hetimet me ndershmëri

UASHINGTON, 25 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se prokurori special, Robert Mueller kishte zhvilluar hetimin e tij me nder, një ditë pas njoftimit nga ministri amerikan i Drejtësisë të mungesës së elementeve që provojnë një lidhje mes ekipit të Trumë dhe Moskës gjatë presidenciales 2016.

“Po”, u përgjigj thjesht Trump, i pyetur mbi faktin nëse Mueller i kishte zhvilluar hetimet e tij në mënyrë të ndershme.

“Ne nuk mund të lejojmë që diçka e tillë t’i ndodhë një presidenti tjetër”, shtoi Trump. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKatër skuadra në sulm për De Ligt, holandezi zbulon të ardhmen
Artikulli tjetërEkonomi: Basha të japë llogari në Prokurori për fondin e pajustifikuar të fushatës