Ballina Ekonomi

Ura në Voskopojë gati brenda një jave, lehtëson lëvizjen e banorëve dhe turistëve

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/- Efektivët e batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po vazhdojnë punën edhe këtë fundjavë për ndërtimin e urës në Voskopojë, Korçë, pavarësisht reshjeve të dëborës

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, theksoi se “ura që pritet të përfundojë javën e ardhshme u vjen në ndihmë më shumë se 1 mijë banorëve e njëkohësisht lehtëson lëvizjen e 50 mijë turistëve që vizitojnë çdo vit këtë zonë turistike”.

“Për shumë vite, banorë e turistë kalonin mbi urën 350 vjeçare, monument kulture i kategorisë së parë që rrezikonte shembjen”, shprehet Xhaçka.

Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës Ballkanike dhe Europiane. E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit. Voskopoja gjithashtu ruan dhe potencialin e saj turistik. Fshati, i cili ka të ndërthurur vlerat historike, kulturore dhe bukuritë natyrore, tërheq vizitorët të shumtë vendas dhe të huaj./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Divjakë-Karavasta, shtohen 150 fidanë pishe nga nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”
Artikulli tjetërARRSH, apel drejtuesve të mjeteve për shkak të erës së fortë