Ballina Aktualitet

Albin Kurti tek Shkencat Sociale/ Kumbaro: Tjetërsim i liderit të Vetëvendosjes

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ – Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, reagoi sot lidhur me takimin e zhvilluar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti me pedagogët në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, duke u shprehur e zhgënjyer nga lideri i Vetëvendosjes.

Kumbaro thekson se “s’i besova syve kur pashë Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri”.

“Pa lidhje me vullnetet reale për të përmirësuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015 së pari, duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave bashkë me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt! Po fare pa lidhje! Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar”, shprehet Kumbaro./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO – Abe & Merkel: Kundërshtojmë çdo lloj forme proteksionizmi
Artikulli tjetërBashkëpunimi dypalësh/ Lleshaj, takime zyrtare në Turqi