Ballina Aktualitet

Bashkëpunimi dypalësh/ Lleshaj, takime zyrtare në Turqi

Turqi – Ministri Lleshaj pritet nga homologu turk Soylu

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të ministrit të Brendshëm turk, Süleyman Soylu. Gjatë takimit në Ministrinë e Brendshme, ministri Soylu vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, bashkëpunim i cili sipas tij, mbështetet në faktorë historikë, si dhe praninë e madhe të faktorit shqiptar në Turqi.

Më tej, Soylu e vuri theksin në krijimin e një klime më të ngushtë komunikimi mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit, për të cilat kërkoi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Lleshaj në fjalën e tij ndau qëndrime të njëjta me homologun turk lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit, si dhe shprehu angazhimin për një intensifikim të përpjekjeve për të adresuar së bashku çështje të rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlbin Kurti tek Shkencat Sociale/ Kumbaro: Tjetërsim i liderit të Vetëvendosjes
Artikulli tjetërLojërat e Fatit, Lamallari: Procedim penal për 50 persona