Ballina Bota

TOKIO – Abe & Merkel: Kundërshtojmë çdo lloj forme proteksionizmi

TOKIO, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Mbështetje shkëmbimesh të lira të mallrave në kundërshtim me çdo formë të proteksionizmit dhe globalizimi të tregtisë ishin temat e promovuara gjatë takimit midis kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila po viziton Japoninë.

“Ndërsa fenomenet e  proteksionizmit po vazhdojnë të përhapen globalisht dhe Britania e Madhe po përgatitet të largohet nga Bashkimi Europian, roli i Japonisë dhe Gjermanisë bëhet gjithnjë e më shumë i rëndësishëm”, theksoi Abe gjatë takimit me kancelaren Merkel.

Merkel theksoi se ’’marrëveshja për shkëmbime të lira e nënshkruar midis BE-së dhe Japonisë (EPA) “do të shërbejë si një sinjal për pjesën tjetër të botës’’./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Maduro i kërkon papa Françeskut ndërmjetësimin në krizën politike
Artikulli tjetërAlbin Kurti tek Shkencat Sociale/ Kumbaro: Tjetërsim i liderit të Vetëvendosjes