Ballina Bota

LONDËR – Dy miliardë stërlina është kostoja e një Brexit-i të mundshëm pa marrëveshje

LONDËR, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike njoftoi sot akordimin e dy miliardë stërlina (2,2 miliardë euro për njëzet e gjashtë Ministritë dhe Departamentet për përgatitjet e një Brexit-i të mundshëm pa marrëveshje, skenari që mund të çojë në mobilizimin e rreth 3 500 trupave.

‘’Një qeveri e përgjegjshme përgatitet për të gjitha alternativat dhe është kjo arsyeja për të cilën po intensifikojmë përgatitjet në rast mungese të marrëveshjes’’, deklaroi ministri i Financave, Philip Hammond.

Nga kjo shumë, Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Doganave, përgjegjës për kontrollet kufitare, do të marrin pjesën kryesore, respektivisht 480 dhe 375 milionë stërlina që do të mundësojnë rektrutimin e qindra personave për policinë kufitare dhe 3.000 agjentë të doganës./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKolegji i Posaçëm i Apelimit, rihap gjykimin për gjyqtaren Alma Brati
Artikulli tjetërGREQI – Avramopulos: Asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm sfidën e migrimit