Ballina Aktualitet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, rihap gjykimin për gjyqtaren Alma Brati

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH – I. Vata/ – Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur rihapjen e procesit të vlerësimit për gjyqtaren Alma Brati.

Pasi kaloi procesin e Vetingut, Komisioneri Publik ankimoi vendimin ndaj gjyqtares.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) zhvilloi sot seancën gjyqësore publike për ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati.

Pas njohjes me aktet shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, Komisionieri Publik specifikoi kërkesën e tij: çeljen e hetimit gjyqësor dhe riadministrimin e dokumentacionit provues nga institucionet shtetërore në funksion të hetimit.

Po ashtu KPA shprehet se pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi hapjen e hetimit gjyqësor, si dhe administrimin e disa dokumenteve nga institucione shtetërore, me qëllim saktësimin e informacionit.

Gjithashtu, trupi gjykues i KPA-së, vendosi të lejojë marrjen si prova të dokumenteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.

Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 31 janar 2019, ora 10:00, ku do të vendoset përfundimisht për fatin e gjyqtares.

Gjyqtarja Alma Brati e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë arriti të kalojë procesin e rivlerësimit kalimtar, të njohur si Veting, më 1 gusht. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRita Ora promovon albumin e ri në Nju-Jork
Artikulli tjetërLONDËR – Dy miliardë stërlina është kostoja e një Brexit-i të mundshëm pa marrëveshje