Ballina Ekonomi

Rriten shitjet dhe punësimi në industrinë prodhuese

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/- Industria, energjia, furnizimi me ujë dhe ndërtimi kanë shënuar ecuri pozitive në tremujorin e tretë të këtij viti, si në drejtim të shitjeve ashtu dhe të numrit të punonjësve, bëri të ditur INSTAT.

Sektorët e industrisë kanë raportuar rritjen më të lartë të fondit të pagave me 13,3%, energjia me 4,4%, furnizimi me ujë me 7% dhe ndërtimi me 3,6%.

Sektori me rritjen më të lartë të numrit të të punësuarve është po industria me 9%, ndërsa ndërtimi ka shënuar rritje të të punësuarve, me 2,2%. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – ”Donald” një nga fjalëkalimet më të përdorura
Artikulli tjetërKrijimi i ushtrisë, Shqipëria uron Kosovën