LONDËR, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një mocion mosbesimi do të zhvillohet sot në mbrëmje nga konservatorët ndaj shefes së qeverisë britanike, Theresa May, njoftoi Graham Brady, i cili drejton Komitetin 1922, përgjegjës i organizimit të brendshëm të konservatorëve.
Një mocion votëbesimi kundër kryeministres dhe shefes së konservatorëve, Theresa May organizohet nëse të paktën 15% e deputetëve të partisë së saj, ose 48 deputetë i drejtohen Komitetit 1922, përgjegjës për organizimin e brendshëm të konservatorëve./ /v.b/ a.jor.























