Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12.12.2018

LONDËR (Britani e Madhe) – Theresa May do t’i përgjigjet pyetjeve të përjavshme të opozitës në Parlament.

STRASBURG (Francë) – Policia vijon kërkimet për autorin e të shtënave në qendër të Strasburg.

STRASBURG (Francë) – Dorëzimi i çmimit ‘’Saharov’’ për lirinë e mendimit 2018 regjisorit ukrainas, Oleg Sentsov.

BERLIN (Gjermani)  – Angela Merkel i përgjigjet pyetjeve të deputetëve pak përpara samitit të BE-së për Brexit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim pune Conte-Juncker.

DUBLIN (Irlandë) – Kryeministrja Theresa May në Dublin për t’u takuar me homologun Leo Varadkar ndërsa po vijon përpjekjet për të bindur liderët europianë për të bërë lëshime për marrëveshjen e Brexit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim midis presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk dhe presidentit ukrainas, Petro Porochenko në sfondin e tensioneve me Rusinë.

VJENË (Austri) – Raport mujor i OPEC-ut.

NJU JORK (SHBA) – Seancë dëgjimore për të vendosur masën e dënimit ndaj Michael Cohen në gjykatën federale të Manhatanit, pas pranimit të fajësisë nga ana e tij më 21 gusht dhe 29 nëntor./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 12 dhjetor 2018
Artikulli tjetërLONDËR – Mocion mosbesimi ndaj kryeministres May