Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e mërkurë, 12 dhjetor 2018

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të izoluara në zonën e jugperëndimit. Në orët e pasdites parashikohet shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin, duke nisur nga zona e jugut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje 1-10 m /sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 në forcim, me lartësi vale deri në 0.3-0.7 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 0/11 diell pak re
Kukës -2/7  diell pak re
Lezhë 2/10  diell pak re
Dibër -5/6  diell pak re
Durrës 2/11  diell pak re
Tiranë -0/13  diell pak re
Elbasan -0/12  diell pak re
Berat -1/12  diell pak re
Vlorë 1/13  shi diell
Korcë -4/5  diell pak re
Gjirokastër -3/6  diell pak re
Sarandë 2/12  shi diell

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Në 90-tën, PD nuk donte të dënohej figura e Enver Hoxhës e të liroheshin të burgosurit politikë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12.12.2018