Ballina Lajme nga Vendi

Vaksina falas për të moshuarit, nis shpërndarja e 100 mijë dozave

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ – Për të parandaluar komplikacionet nga gripi, për të moshuarit janë siguruar vaksina falas.

Një fakt i tillë bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja dhe aplikimi i 100 mijë dozave të vaksinave që mund të kryhen falas për të parandaluar komplikacionet nga gripi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi përbën veprimin e parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet stinore. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria, policia e Beratit 19 procedime në një javë
Artikulli tjetërReforma në Drejtësi, hapi kyç për të luftuar korrupsionin