Siguria, policia e Beratit 19 procedime në një javë

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ – Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat gjatë javës së kaluar kanë proceduar penalisht 19 shtetas.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë, 10 shtetas u arrestuan për vepra të ndryshme penale, 6 u proceduan në gjendje të lirë dhe 3 ishin shpallur në kërkim.

Në kuadër të policimit në komunitet janë zhvilluar takime sensibilizuese në shkolla me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj pasojave të dëmshme që sjell përdorimi i drogës apo substancave të tjera të rrezikshme.

Policia bën të ditur se janë plotësuar 3 kërkesë padi për urdhërmbrojtje të menjëherëshme.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit kanë shtuar kontrollet dhe gatishmërinë, si rezultat i këtyre kontrolleve janë vendosur 540 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse apo proteknike gjatë javës që lamë pas janë kontrolluar 106 subjekte, kontrollet do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.