TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/- “Në 2013 nuk kishte universitete publike të akredituara dhe akreditimin e universiteteve e bënte shteti. Sot kemi universitete të akredituara 100% ndërkombëtarisht nga agjencia britanike dhe në krye të saj është një profesor që jep leksione në “London School of Economics”.”
Kështu theksoi sot Kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi live në Facebook, në kuadër të nismës “Dialog me Universitetin”.
“Ne kemi kaluar në komplet qasje tjetër. Nëse në vitin 2006 kishim një institucion të akredituar imagjinoni të gjithë privatët, ata që mbyllëm ishin të akredituar nga qeveria, ajo ishte vjedhje, se këtyre u ka mbirë vjedhja në majë të gjuhës”, nënvizoi Rama.
Sipas tij, ajo është vjedhje, vjedhje masive.
Kryeministri u shpreh se “tarifat mund të jenë të larta, mund të jenë të ulëta, mund të jenë të tilla apo të atilla, por sidoqoftë është një sistem ku tarifa keq menaxhohet brenda universitetit, por ama nuk është sistem vjedhje masive për studentë kristalesh, vitrinash, pasqyrash e magazinash”.
“Në këtë periudhë ne kemi ecur me akreditimin britanik ashtu sikundër nëse në krye të bordit të akreditimit ishte këshilltari i kryeministrit, pra këshilltari im të jetë në krye të bordit të akreditimit dhe t’i japë universiteteve letra”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë tha se “qeveria nuk ka asnjë të drejtë sot mbi akreditimin”. /k.s/ /a.g/






















