Ballina Aktualitet

Reforma në Arsimin e Lartë nuk preku tarifat

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/- Kryeministri Rama deklaroi sot se reforma në arsim nuk ka prekur tarifat, ndërsa kjo e fundit që nga 2015 është vendosur nga universitetet si pjesë e autonomisë së universiteteve, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Arsimit të Lartë.

“Asnjë tarifë nuk ka ndryshuar që nga 2014 dhe reforma nuk ka prekur tarifat. Ky është fakt. Reforma për të cilën u fol se është shkatërrimi, është futja e duarve në xhepin tuaj, është privat etj. Jo, gënjeshtra, sepse tarifat në 2015 u vendosën nga universiteti si pjesë e autonomisë universitare që u kërkua me shumë vrull”, – tha Rama.

Gjatë videokonferencës së tij, Kryeministri Rama ndau edhe shifra lidhur me tarifat që paguajnë studentët në rajon.

“Dhe mos bëjmë krahasime shumë por për shembull në Malin e Zi ka të ardhura pak më shumë se ne por jo shumë më shumë se ne, tarifat në bachelor është 1500 euro. Në Serbi tarifat shkojnë në 4-12 herë më shumë. S’po flas për vende të e tjera që mos bëjmë krahasime. Ne jemi gati që tarifat t’i mbështesim sipas kategorive, më shumë se 50% nga taksat por është paketë. Dakort, do t’i themi të gjithëve që paguajnë taksa, që një pjesë e taksave tuaja do ti çojmë këtyre studentëve për të mbuluar një pjesë të tarifës. Por, për çfarë?!? Për ti harxhuar siç thotë ai studenti në telefon që u mor dhe na u tha  që do rinovohej Fakulteti dhe do lyhej me bojë, për këtë?! Jo, më vjen shumë keq, kështu nuk do të ndodhë”. /z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot universitetet të akredituara 100% ndërkombëtarisht
Artikulli tjetërShqipëria eksporton 6 mijë tonë gështenja në vit, me vlerë 8 milionë euro