Shpenzimet mesatare për studentët, me rritje në buxhetin e shtetit

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Ndërsa në vitin 2013 shpenzimet mesatare për student nga buxheti i shtetit ishin 70 dollarë, sot janë në rritje me 117 dollarë. Kryeministri Edi Rama pranoi se rritja sigurisht që nuk është e mjaftueshme.

“Asgjë nuk është e mjaftueshme në këtë vend, pasi nëse do ishte ndryshe do ishim para Gjermanisë””, tha ai, duke shtuar se shpenzimet për student nga buxheti i shtetit janë në rritje, por problemi qëndron se ku shkojnë këto para. “Në këtë pikë, tha ai, nuk akuzoni dot qeverinë për korrupsion, pasi u vodhën, s’u vodhën, janë te universitetet, qeveria thjesht jep lekët”.

Një nga kërkesat e studentëve protestues është rritja e fondeve nga buxheti i shtetit për universitetet. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.