Ballina Lajme nga Vendi

Mësim i gjuhës shqipe nga komuniteti shqiptar në Kroaci

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ – Nevojat dhe kërkesat e komunitetit shqiptar në kuadrin e zhvillimit dhe të mësimit të gjuhës shqipe ishin në qendër të takimit që ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda zhvilloi me drejtuesit e komunitetit arbanas dhe më gjerë në qytetin e Zadarit.

Poda u takua me profesoreshën Maksimiliana Barançiç, ish-diplomatin Dovani Jeremija, Profesor Serdio Dokoza si dhe mësuesin e gjuhës shqipe, Vesel Lekaj.

Qëllimi i takimit ishte njohja më nga afër me aktivitetin e komunitetit dhe shoqatën arbanase në qytetin e Zadarit, informimi i tyre dhe bashkëpunimi lidhur me vizitën në Zadar të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me Presidenten e Kroacisë, Kolinda-Grabar Kitarovic, me rastin e përkujtimit të 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si dhe mbi nevojat dhe kërkesat e komunitetit shqiptar në kuadrin e zhvillimit dhe të mësimit të gjuhës shqipe.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti 2019, subvencione për nxitjen e punësimit
Artikulli tjetërRruga Tiranë-Elbasan drejt përfundimit me standardet e duhura