Ballina Ekonomi

Rruga Tiranë-Elbasan drejt përfundimit me standardet e duhura

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/- Brenda muajit mars 2019, mbyllen punimet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe kjo rrugë do të jetë e ndërtuar me standardet e duhura.

Kështu u shpreh të martën ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë gjatë diskutimit të projekbuxhetit 2019, ku ndër të tjera theksoi se për sektorin e transportit rrugor parashikohet përfundimi i akseve rrugore nacionale, Rruga e Arbrit, Thumanë – Vorë – Kashar, Kashar – Rrogozhinë; Milot – Balldren; Orikum – Dukat brenda vitit 2021 nëpërmjet Partneritetit Publik Privat në kuadër të projektit “1 Miliard”.

Ndërkohë që vazhdimi i financimit do të vijojë për akset rrugore, Kardhiq – Delvinë, lotet 4, 5, 6, 7 dhe 8, Fushë-Krujë-Milot-Morinë, Qafë-Thanë-Lin-Pogradec, Unaza Verilindore e Tiranës, Unaza e Tiranës, Pallati me Shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja, Rikualifikimi i Akseve Rrugore, Unaza Lindore Loti 2 Dhe Loti 3, By Pass Tepelenë, Bypass Shkodër, fillimi i tunelit “Kardhiq – Delvinë”.

“Përmes investimeve synojmë rritjen e sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare me qëllim uljen e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 23%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit, tha Ahmetaj. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMësim i gjuhës shqipe nga komuniteti shqiptar në Kroaci
Artikulli tjetërTabaku: Reforma territoriale, bashkitë nuk kanë mundësi për investime