TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ – Kompanitë hungareze shprehin interes për të investuar në sektorin energjetik në Shqipëri.
Ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Arjan Spasse priti në një takim në Ambasadë, József Dénes, President dhe CEO i kompanisë hungareze “Pőyry”, dhe Gábor Podonyi, Drejtor i Departamentit T&D.
Biseda u përqendrua në mundësitë e zhvillimit dhe investimeve të huaja në sektorin energjetik në Shqipëri.
Ambasadori Spasse u propozoi miqve të vizitojnë Shqipërinë dhe ofroi ndihmën e Ambasadës për vendosjen e kontakteve dhe realizimin e takimeve.
/gj.mima/ /a.g/























