Foto/ Së shpejti, gati Dispanceria moderne në Tiranë

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ – Në klinikën e specializuar për sëmundjet e mushkërive, apo siç e njohin të gjithë si Dispanceria në Tiranë, punimet janë drejt fundit për ta shndërruar këtë të fundit në një qendër model për trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se shërbimi përmes aparaturave moderne do t’i shërbejë 40 mijë pacientëve.

“Së shpejti, edhe me aparatura moderne për t’i shërbyer me cilësi mbi 40 mijë pacientëve që marrin çdo vit shërbim të specializuar në këtë qendër”, – ka thënë ministrja. Punimet për rikonstruksionin e Dispancerisë nisën në gusht të këtij viti. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.