Ballina Kosova

Kosovë- KFOR: Askush nuk do ta kërcënojë Vuçiç, siguria e tij është e garantuar

PRISHTINË, 9 shtator/ATSH/- “KFOR-i po punon në koordinim me institucionet dhe Policinë e Kosovës për sigurinë e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Askush nuk do ta kërcënojë Vuçiç dhe siguria e tij është e garantuar”, theksohet në njoftimin për shtyp të KFOR-it.

Ndërsa, lidhur me protestën në rrugën për në Banjë, KFOR bën të ditur se “jemi në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës në mënyrë që të hiqet bllokada dhe të kthehet liria e lëvizjes”.

“KFOR-i po punon për ta bërë atë në mënyrë paqësore, por është gati të ndërhyjë në përputhje me mandatin e tij, si përgjigje e tretë, nëse kërkohet”, thuhet në komunikatën dërguar mediave./KosovaPress/k.s//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPagodat, tradita kineze në Parkun e Liqenit Artificial
Artikulli tjetërPampuri: 300 pacientë me hemofili në rrezik, në QSUT mungojnë faktorët