TIRANË, 9 shtator/ATSH/ – Pagoda, një objekt origjinal që sjell traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri i është shtuar Parkut të Madh të Liqenit Artificial, duke shërbyer si vend relaksi dhe bisedash mes miqve.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ka publikuar disa fotografi nga Pagodat e vendosura në parkun e liqenit, ku qytetarët e Tiranës, mund të kalojnë orët e paradites, apo pasdites në ajrin e pastër që të ofron ky park.
“Një xhevahir tjetër i shtohet Parkut të Liqenit, pavioni elegant kinez. Të dielë të mbarë!”, shkruan Veliaj.
Ndërtimi i këtyre objekteve u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës me Ambasadën e Kinës në Tiranë. Materialet për këto objekte janë sjellë enkas nga Kina dhe u montuan në bashkëpunim me specialistët kinezë.
Pagodat kineze janë një pjesë e arkitekturës tradicionale kineze. Përveç përdorimit fetar, që nga kohët e lashta Pagodat kineze kanë qenë vlerësuar për pamjet spektakolare që ofrojnë dhe shumë poema të famshme në historinë e Kinës ku përmendin gëzimin e ngjitjes nëpër shkallët e pagodave.
Pagoda është një kullë me strehë të mbivendosura të shumëfishta, ndërtuar në traditat me orgjinë nga Azia e jugut dhe të zhvilluara më tej në Azinë lindore ose në përputhje me traditat e rajonit, të zakonshme në Nepal, Indi, Kinë, Japoni, Kore, Vietnam, Burma, Sri Lanka dhe vende të tjera të Azisë. /k.s//e.caushi/



























