FIRENCE, 9 shtator /ATSH-AA/ – Në qytetin italian të Firences filloi ndalesa e të ngrënit në rrugë.
Sipas një vendimi që ka hyrë në fuqi më 4 shtator, në kalldrëmet, rrugët, përpara dyerve të dyqaneve dhe të shtëpive, që ndodhen në pjesën historike të qytetit të Firences, nuk do të lejohet ngrënia e ushqimit në këmbë.
Në rrugët ”Via de’ Neri”, ”Piazzale degli Uffizi”, ”Piazza del Grano” dhe ”Via della Ninna”, ku ndalesa është e vlefshme, ngrënia e ushqimit në rrugë do të dënohet me gjobë deri në 500 euro.
Kryetari i bashkisë së Firences, Dario Nardella në një deklaratë në FB, në lidhje me ndalesën në fjalë tha se “Ndonjëherë ballafaqohemi me turistë, të cilët nuk i kushtojnë kujdesin e duhur qytetit”.
Në Firence, që vizitohet nga më shumë se 10 milionë turistë në vit, mendohet se ngrënia e ushqimit në rrugë është shndërruar në një prej problemeve kryesore që ndot ambientin në qytet./ a.jor.













