Ballina Ekonomi

Ndërhyrjet në rrugë, ARRSH: Nesër fillojnë punimet në aksin Melgushë-Mjedë

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të nisë nesër punimet për rehabilitimin e segmentin rrugor Melgushë – Mjedë.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e
drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të
mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit. /m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Moska: Nuk i njohim dy rusët e akuzuar në çështjen Skripal
Artikulli tjetërKroçera “Gemini” me 670 turistë nga Turqia, për të dytën herë në Durrës