Ballina Ekonomi

Në vjeshtë, projekt për përmirësimin e furnizimit me ujë të bregdetit të jugut

TIRANË, 1 shtator/ATSH-Maela Marini/ – Një projekt i rëndësishëm do të nisë të zbatohet nga vjeshta e këtij viti për përmirësimin e ndjeshëm të situatës së furnizimit me ujë në gjithë zonën bregdetare të jugut.

Kështu njoftoi sot nga Vlora, Kryeministri Edi Rama, duke folur për një sërë ndërhyrjesh në ujësjellësa e kanalizime në gjithë zonën bregdetare të Jonit.

“Këto që u bënë mirë janë për nxitje që gjërat duhen bërë shumë më mirë akoma. Duhet të fillojmë menjëherë investimin për t’i dhënë fund dramës dhjetravjeçare të derdhjes së ujërave të zeza në det”, tha Rama./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet që transformojnë jugun, lungomare edhe në Radhimë
Artikulli tjetërInvestimeve në infrastrukturë, lehtësuan qarkullimin këtë sezon turistik