Ballina Lajme nga Vendi

FSHF mbështet kandidaturën e Presidentit të UEFA-s për një mandat të dytë

TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kreut aktual të UEFA-s, Aleksander Ceferin për një mandat të dytë në drejtimin e organizmit më të lartë të futbollit europian, FSHF dhe Presidenti Armand Duka kanë shprehur mbështetjen ndaj Presidentit Ceferin në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në Kongresin e radhës së UEFA-s në Romw mw 7 Shkurt 2019.

Presidenti Duka në letren e tij drejtuar kreut të UEFA-s theksoi rëndësinë e këtij vendimi për ti dhënë vazhdimësi punës dhe zhvillimit të futbollit Europian. Investimeve dhe përmirësimit të imazhit të futbollit.

FSHF mbështet kandidaturën e Presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë vjeshtë nisin punimet për ndërtimin e Bypass-it të Fierit
Artikulli tjetërPërpunohen 321 anije dhe 551 tragete në portin e Durrësit