Ballina Kryesore

Në vjeshtë nisin punimet për ndërtimin e Bypass-it të Fierit

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1962042533816215/?t=10

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ – Në vjeshtë nisin punimet për ndërtimin e Bypass-it të Fierit, që do të bëjnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje të publikuar në “Facebook”, nga ndërtimi i unazës së Fierit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë. Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bëjnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror”, shkruan Rama.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtimi i turistëve aziatikë, sezonin e ardhshëm më shumë lehtësi
Artikulli tjetërFSHF mbështet kandidaturën e Presidentit të UEFA-s për një mandat të dytë