TIRANË, 17 gusht/ATSH/- Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë tre qytetet e para në Shqipëri që kanë aprovuar Planin e Veprimit për Barazi Gjinore.
Kjo do të thotë që tashmë bashkitë e këtyre qyteteve kanë një vizion për barazi gjinore në të gjitha fushat e jetës për të gjithë qytetarët pavarësisht gjinisë, moshës, fesë, nevojave apo orientimit seksual.
Organizata ndërkombëtare UN Women që operon edhe në Shqipëri, në drejtim të të drejtave të grave dhe vajzave, adreson herë pas here problematika lidhur me sfidat që janë ende prezente në përfaqësimin e gruas në politikë e jetën publike. /a.g/























