ANKARA, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Emiri i Katarit, Cheikh Tamim ben Hamad Al-Thani premtoi sot se vendi i tij do të ofrojë 15 miliardë dollarë investime direkte në Turqi, gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, sipas një komunikate të presidencës turke.
Ky gjest vjen në mbështetje të ekonomisë turke, e dobësuar nga zhvlerësimi i monedhës në sfondin e krizës diplomatike me SHBA-në dhe të sanksioneve reciproke./
/v.b/






















