Ballina Ekonomi

Rriten eksportet bujqësore, rreth 2 miliardë lekë më shumë në 6-mujorin e parë të 2018

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ – Eksportet bujqësore për 6-mujorin e parë të vitit janë rritur me rreth 2 miliardë lekë, duke regjistruar shifrën e 16.3 miliardë lekë.

Sipas statistikave të dikasterit të Bujqësisë, në gjysmën e parë të këtij viti, vihet re se harta e produkteve bujqësore që eksportohen jashtë vendit, kryesohet nga zëri blegtori, bujqësi, agroindustri dhe peshkim.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se rritja e prodhimit vendas dhe kërkesa e shtuar nga tregjet e huaja për prodhimet “Made in Albania”, po ruan trendin pozitiv të eksporteve bujqësore shqiptare.

Ndër produktet që më të kërkuara mbeten produktet si domate, qepë, karota, rrepa, zarzavate të tjera, agrumet, si dhe një pjesë e konsiderueshme e frutave. e.xh//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI jepet lamtumira e fundit tenorit legjendar Gaqo Çako
Artikulli tjetërUKT vijon investimet, rruga e “Elbasanit” me rrjet të ri kanalizimesh