TIRANË, 8 korrik/ATSH/ – Ndalohen tre shtetas pakistanez në kufirin e gjelbër midis fshatrave Kakavijë dhe Vrisera.
Dogana Shqiptare gjatë kontrollit në terren mbi ligjshmërinë e lëvizjes së mallrave, konkretisht në kufirin e gjelbër midis fshatrave Kakavijë dhe Vrisera, ka pikasur tre persona të dyshimtë, të cilët ecnin në largësi 10-15 metra nga njëri-tjetri, duke kontrolluar aksin për të hyrë në rrugën nacionale.
Grupi i Antikontrabandës Doganore ndërhyri dhe ndaloi tre personat e dyshuar me kombësi pakistineze, duke ia dorëzuar për veprime të mëtejshme Policisë Kufitare, Kakavijë./m.m/























