FOTO/Çantat e plazhit këtë sezon të adhurueshme

98

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ – Me shumë mundësi atë çantën lëkurë në ngjyrë të errët do ta keni futur diku mes veshjeve të dimrit, pasi për stinën e verës gjithçka që ju duhet është një çantë shportë .

Thurja e kashtës i jep një pamje shumë verore këtij aksesori, e cila duket se na fton për në det.

Çantat kashtë të cilat sugjerohen fort nga stilistë të ndryshëm, sigurisht që vijnë në përmasa relaitivisht të mëdha,që të mund të fusim aty që nga letrat e bixhozit, kremin e plazhit, librin tuaj të preferuar.

Nëse ende nuk e keni gjetur çantën tuaj të plazhit, hidhini një sy modeleve që ju sugjerojmë dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.

Mos harroni, nuk përdoren vetëm për pushime! /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.