TIRANË, 5 korrik/ATSH/ – Ambasadori ynë në Slloveni, Pëllumb Qazimi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e SHBA-së në Slloveni, Brent Robert Hartley ndërsa ky u fundit ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të përfundimit të misionit të ambasadorit amerikan, ambasadori i Shqipërisë e falënderoi për bashkëpunimin, mirëkuptimin, si edhe ndihmën e dhënë gjatë periudhës të përbashkët të shërbimit diplomatik.
Njëherazi i uroi suksese në vijimin e karrierës diplomatike. Nga ana e tij, ambasadori Brent Robert Hartley falënderoi për bashkëpunimin dypalësh dhe nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ai vuri në dukje rëndësinë që SHBA-ja i kushton Shqipërisë si vend partner dhe aleat në NATO, si edhe për rolin që luan për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
z.tosku//j.p/

























