Ballina Bota

RUMANI – Mijëra manifestues kundër zbutjes së Kodit Penal

BUKURESHT, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Mijëra persona dolën dje në mbrëmje në Bukuresht dhe në shumë qytete të mëdha të Rumanisë për të protestuar kundër një zbutjeje të Kodit Penal që rrezikon, sipas tyre, të frenojë luftën kundër korrupsionit.

“Ne nuk do të dorëzohemi!” dhe “Hajdutë!” thërrisnin rreth 5 000 manifestues të mbledhur në Bukuresh para selisë së qeverisë.

Madje ka pasur përplasje edhe me forcat e rendit dhe raportohet se tetë persona janë shoqëruar në rajonet e policisë./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Hahn dhe Borisov përshëndetin ratifikimin e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë
Artikulli tjetërSot supersfida Argjentinë-Kroaci, Franca sfidon Perunë