Ballina Bota

BRUKSEL – Hahn dhe Borisov përshëndetin ratifikimin e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

BRUKSEL, 21 qershor /ATSH-MIA/ – Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov përshëndetën ratifikimin e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, që u miratua dje nga parlamenti maqedonas.

“E përshëndes ratifikimin nga ana e parlamentit. Ky është hapi i parë prej shumë të tjerëve drejtë zbatimit të plotë. Besoj se të gjithë liderët politik do të tregojnë lidership dhe guxim për hapat e ardhshëm”, shkruajti Hahn në Twitter.

“Ditët në vijim janë kyçe jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin Perëndimor. U bëj thirrje të gjithë miqve nga BE-ja të marrin pjesë në përpjekjet për një Europë më të qëndrueshm dhe më të sigurtë”, shkruajti po në Twitter kryeministri bullgar, Borisov./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformimi i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, në një perlë turistike
Artikulli tjetërRUMANI – Mijëra manifestues kundër zbutjes së Kodit Penal