Ballina Bota

SHBA – Gjatë samitit Trump-Kim u kryen 40 mijë sulme kibernetike

ANKARA, 20 qershor /ATSH-AA/ – Gjatë samitit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor, janë kryer 40 mijë sulme kibernetike.

Sipas të dhënave të mbledhura nga kompania teknologjike me seli në SHBA, “F5 Networks” dhe partneri i saj për të dhënat “Loryka”, gjatë samitit Trump-Kim të javës së kaluar, të zhvilluar në Singapor, janë kryer 40 mijë sulme kibernetike.

Mësohet se 88% e sulmeve janë me bazë në Rusi, 8% në Brazil dhe 2% në Gjermani.

Kurse 2% e sulmeve kanë buruar nga shtetet e tjera, në mesin e të cilëve ndodhen edhe SHBA-ja dhe Kanadaja.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike të Singaporit (CSA) në një deklaratë lidhur me këtë çështje është shprehur se gjatë samitit nuk është zbuluar ndonjë sulm i kryer me sukses./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – Zaev: Marrëveshja me Greqinë hap rrugën për anëtarësimin në NATO dhe BE
Artikulli tjetërFIFA: Jashtëzakonisht të kënaqur me VAR-in dhe arbitrimin