Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni bën përgjegjës kryeministrin Trudeau për dështimin e samitit të G7-ës

UASHINGTON, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është përgjegjës i dështimit të samitit të G7-ës pasi na e punoi pas shpine, pohoi sot Larry Kudlow, këshilltari kryesor për ekonominë i Donald Trump.

“Ai mbajti një konferencë shtypi dhe pohoi se SHBA-të ishin pala e ofenduar”, u shpreh Kudlow për CNN.

Ai vlerësoi se presidenti amerikan i cili u tërheq nga marrëveshja përfundimtare, reagoi në këtë mënyrë për të mos treguar dobësi para samitit me liderin koreano-verior, Kim Jong Un./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlatforma “shqiperiaqeduam.al” zgjidh problemin e certifikatës për emigrantin
Artikulli tjetërGuroret, Klosi: Larg zonave të banuara dhe turistike