Ballina Bota

SPANJË – Betohet qeveria me 11 ministre dhe pesë ministra

MADRID, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Qeveria spanjolle bëri sot betimin duke përmbushur një nga tranzicionet me të shpejta të pushtetit gjatë 40 viteve të fundit.

Ekzekutivi i ri socialist i kryeministrit Pedro Sanchez është i përbërë nga 11 ministre, të cilat do të shërbejnë në sektorë të rëndësishëm si ekonomia dhe mbrojtja.

Ndërkohë, pesë postet e tjera të qeverisë do të mbulohen nga ministra.

Qeveria e bëri betimin përpara mbretit Felipe VI.

Sanchez tha dje për qeverinë e tij se ajo ishte “feministe, progresiste dhe europeiste”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Netanyahu: Regjimi i Assadit jo i mbrojtur nga kundërpërgjigjet
Artikulli tjetërKORE E JUGUT – Seuli shpreson në dhënien fund të Luftës së Koreve