LONDËR – Netanyahu: Regjimi i Assadit jo i mbrojtur nga kundërpërgjigjet

LONDËR, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Regjimi i presidentit sirian, Bachar al-Assad nuk është më i mbrojtur nga kundërpërgjigjet, paralajmëroi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në vizitë në Londër.

“Mendoj se Assad duhet ta marrë në konsideratë këtë (…) Tashmë që lufta ka përfunduar, që ISIS ka marrë fund dhe që ai po fton Iranin apo po e lejon të vijë me qëllimin për të sulmuar Izraelin, për të shkatërruar Izraelin nga territori sirian, ai nuk është më i mbrojtur, regjimi i tij nuk është i mbrojtur”, theksoi Netanyahu gjatë një takimi me shtypin në qendrën londineze të reflektimit “Policy Exchange”.

“Siria duhet të kuptojë se Izraeli nuk do të lejojë vendosjen ushtarake iraniane në Siri kundër Izraelit. Dhe pasojat nuk do të jenë vetëm për forcat iraniane, por edhe për regjimin e Assad”, theksoi Benjamin Netanyahu.

“Mendoj që kjo gjë duhet të merret seriozisht në konsideratë”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.