Ballina Bota

KORE E JUGUT – Seuli shpreson në dhënien fund të Luftës së Koreve

SEUL, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Koreja e Jugut është angazhuar në bisedimet tripalëshe me Phenianin dhe Uashingtonin në kuadër të një marrëveshje, sa më shpejtë të jetë e mundur, për t’i dhënë fund Luftës së Koreve, njoftoi Seuli disa ditë para samitit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Konflikti i viteve 1950-1953 është mbyllur me një armëpushim dhe jo me një taktat paqeje, që do të thotë se Veriu dhe Jugu vazhdojnë të jenë teknikisht në luftë.

Presidenti amerikan ka deklaruar se paqja do të ishte në qendër të samitit historik të 12 qershorit në Singapor bashkë me liderin koreanoverior, Kim Jong Un.

“Ne kemi folur për t’i dhënë fund Luftës së Koreve”, deklaroi para disa ditësh Trump, pasi priti në Shtëpinë e Bardhë gjeneralin koreano-verior, Kim Yong Chol, krahu i djathtë i Kim Jong Un.

Sot, Ministria koreanojugore e Punëve të Jashtme njoftoi se ishte angazhuar në diskutimet tripalëshe mbi këtë çështje, pa dhënë më shumë detaje./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Betohet qeveria me 11 ministre dhe pesë ministra
Artikulli tjetërAkuzat e PD për Xhafajn, Lu: Jo arsye për të ndërprerë punën e Policisë