Ballina Aktualitet

Akuzat e PD për Xhafajn, Lu: Jo arsye për të ndërprerë punën e Policisë

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka reaguar për herë të parë për akuzat e Partisë Demokratike në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj, duke theksuar se të gjitha provat meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur nga organet kompetente.

Reagimi ka ardhur në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë, ku ambasadori Lu thekson se kjo situatë nuk duhet të jetë një arsye për të ndërprerë punën e Policisë dhe prokurorëve për arrestimin e drejtuesve të rrezikshëm të krimit të organizuar.

Reagimi i plotë i ambasadorit Donald Lu

“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e Policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani.” Ambasadori Donald Lu.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKORE E JUGUT – Seuli shpreson në dhënien fund të Luftës së Koreve
Artikulli tjetërHOLANDË – Motra e mbretëreshës Maxima, Inés Zorreguieta gjendet e vdekur në Buenos Aires