Ballina Lajme nga Vendi

Meta vlerëson raportin e DASH mbi liritë fetare në Shqipëri

TIRANË, 29 maj/ATSH/-Presidenti i Republikës  Ilir Meta ka përshëndetur raportin e fundit të Departamentit të Shtetit mbi “Liritë fetare në Shqipëri”

Meta i qëndron veçanërisht vlerësimit mbi çështjen e pronave të bashkësive fetare në Shqipëri. Ai nënvizon se rikthimi i pronave këtyre bashkësive është jo vetëm një detyrim kushtetues por edhe një kontribut i domosdoshëm për rimëkëmbjen e mëtejshme të institucioneve fetare dhe të forcimit të pavarësisë së tyre.

Presidenti Meta vlerëson se ky raport duhet t’u shërbejë institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lirive dhe të të drejtave të besimit në vend.

http://(https://www.state.gov/documents/organization/281118.pdf),

z.tosku//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – UEFA: “Real Madrid” klubi më i mirë në Europë
Artikulli tjetërTURQI – Mbi 72% i TAP i përfunduar