FUTBOLL – UEFA: “Real Madrid” klubi më i mirë në Europë

NION, 29 maj /ATSH-AA/ – “Reali i Madridit” është klubi më i mirë në Europë, bëri të ditur sot Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Në listën e publikuar për klibet më të mira “Reali” është i pari me 162 000 pikë, i dyti është “Atletico Madrid” me 140 000 pikë.

Ndërsa në 10 skuadrat më të mira janë “Bayern Munich” me 135 000 pikë, “Barcelona” me 132 000 pikë, “Juventus” me 126 000 pikë, “Sevilla” me 113 000 pikë, “PSG”-ja me 109 000 pikë, “Manchester City” me 100 000 pikë, “Arsenal” me 93 000 pikë dhe “Borussia Dortmund” me 89.000 pikë.

Sipas rezultateve në të gjitha garat e UEFA-s për klube në krye të kombeve qëndron Spanja (106 998 pikë) e ndjekur nga Anglia (79 605 pikë), Italia (76 249 pikë), Gjermania (71 427 pikë), Franca (56 415 pikë), Rusia (53 382 pikë), Portugalia (47 248 pikë), Ukraina (41 133 pikë), Belgjika (38 500 pikë) dhe Turqia (35 800 pikë). /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.