Ballina Lajme nga Vendi

Klosi: 6 kompani të reja fluturimi dhe 300 chartera që do sjellin turistë të huaj

TIRANË, 23 maj/ATSH/ – Së shpejti në Shqipëri do të zbarkojnë 300 chartera që do të sjellin turistë nga e gjithë bota.

Kështu u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Opinion”.

“Janë 6 kompani të reja që futen në Shqipëri dhe 300 charter do të sjellin turistë nga Londra, vendet Nordike, Izraeli etj”, tha Klosi.

Lidhur me operacionin kombëtar të pastrimit të nisur 6 muaj më parë, ministri deklaroi se situata e papastërtisë ka ndryshuar në masën e 80%.

“Ne jemi përpjekur të bashkëpunojmë me pushtetin vendor për të pastruar Shqipërinë dhe kemi mbi 20 mijë vullnetarë që i janë bashkuar pastrimit të vendit. Situata ka ndryshuar në masën 70-80%”, shtoi ndër të tjera Klosi.

Ndërkaq, ministri tha se krahas faktit që plazhet janë pastruar por mirëmbajtja pastër do të patronazhohen nga ana e administratës shtetërore veçanërisht në sezonin turistik.

Ai tha gjithashtu se asnjë plazh nuk do të qëndrojë i hapur (licencohet) nëse nuk përmbushin kriteret si: ndihma e shpejt./e.caushi/

 

z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëshmitari X, Basha: Mos ushtroni presion, do përballeni me popullin
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte 24 maj 2018