TIRANË, 23 maj/ATSH/ – Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një dalje publike nga selia blu paralajmëroi qeverinë se për çdo tentativë për të vënë në presion dëshmitarin X dhe gazetarin investigativ, do të përballen me opozitën dhe popullin Shqiptar.
Lulzim Basha, në një deklaratë për mediet denoncoi se dëshmitarit X i janë ofruar 200 000 euro nga njerëz të Xhafajt për të përgënjeshtruar deklaratat e tij.
“Për çdo hap që hidhet për të vënë në presion dëshmitarin X dhe familjen e ti si dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashin, përgjegjësia do të jetë e juaja dhe do te merrni përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe nga populli”, tha Basha.
Kreu i opozitës i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë, që do të zhvillohet më 26 maj, në sheshin “Skënderbej”./e.caushi/
z.tosku/























